Basha: Zgjedhjet në Kosovë, leksion demokracie

Basha: Zgjedhjet në Kosovë, leksion demokracie

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një statusi në median sociale Twitter, ka reaguar pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në Kosovë.

Ai ka shprehur urimin e tij për leksionin e demokracisë që përcollën këto zgjedhje.

“Urime Kosovë për leksionin e demokracisë që percolle edhe në këto zgjedhje”, shkruan Basha.

Kryedemokrati i ka uruar suksese kryetarëve të zgjedhur në misionin e tyre në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre.

“Respekt për të gjithë kandidatët që treguan qytetari në këtë garë”, ka finalizuar ai postimin e tij. /Gazeta Enigma/.

Related Articles