Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka vlerësuar sot se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është çështje kyçe për vazhdimin, mbajtjen dhe përparimin e dialogut
Sipas tij të gjitha çështjet e tjera të hapura mund të zgjidhen në paralele.
Para bisedimeve që do të mbahen në Bruksel nesër në nivel teknik, e më pas në atë politik, Drecun tha për Tanjug se BE-ja nuk mund të jetë e pranishme vetëm në mënyrë deklarative dhe se duhet të marrë masa dhe hapa konkretë
“BE është një tigër pa dhëmbë dhe duhet ta detyrojë Prishtinën të përmbushë atë që është negociuar në mënyrë që të hapet hapësira për dialog”, tha Drecun