Konkursi i shpallur më 30 tetor të këtij viti për përzgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës ka përfunduar, raporton Gazeta “Enigma”.
Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka kryer vlerësimin edhe të listës së ngushtë të kandidatëve, që ishin përzgjedhur më 19 tetor të këtij viti.
Në listë ishin: Florim Canolli, Arben Krasniqi, Blerim Hasani, Lulzim Beqiri dhe Mentor Borovci.
Nga vlerësimi i publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës shihet se vetëm Florim Canolli, Arben Krasniqi dhe Lulzim Beqiri janë vlerësuar deri në fund me intervistë.
Florim Canolli është ai që ka mbledhur më shumë pikë në këtë konkurs, duke mbërritur kuotën prej 81.71 pikësh dhe pritet të marrë këtë pozitë.
Deri tani, në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit ka qenë Fitim Krasniqi.