Një aksident i rëndë me shtatë viktima dhe gjashtë të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në përroin Egnatia Odos nga Komotini në Ksant, ku një automjet me pasagjerë i drejtuar nga një moldav ka dalë nga rrugë.
Sipas informacioneve, makina që po lëvizte me shpejtësi të tepërt në Egnatia ka rënë në Lasmos.
Ekipet e shpëtimit të mbërritur në vendngjarje nxorën nga rrënojat shtatë të vdekur dhe gjashtë të plagosur rëndë që ndodhen në spitalin e Komotinit dhe dy të tjerë të lënduar më lehtë u dërguan në spitalin e Ksantisë./Gazeta Enigma/