Në mjediset serbe në Kosovë, 58 persona të tjerë janë infektuar me koronavirus, ndërsa një banor i Zubin Potokut ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit.
Duke iu referuar të dhënave të Shtabit të Krizave nga Mitrovica e Veriut, portali raportoi se në mjediset serbe në Kosovë janë aktive 564 raste të infektimit.
Që nga fillimi i epidemisë, prania e virusit është konfirmuar nga 7818 persona dhe 184 kanë vdekur si pasojë e infeksionit./Gazeta Enigma/