Disa ditë më parë në një bisedë me Einxhel, Semi i surprizoi të gjithë duke thënë se ka nisur një njohje jashtë. Ajo nuk dha më shumë detaje rreth kësaj por na bëri kuriozë pasi nuk kishte folur më parë. Ndërkohë, sot ajo ka treguar më shumë rreth personit në fjalë.
Semi ka treguar se i ka thënë personit në fjalë se dëshiron të jenë vetëm shokë e më pas është penduar për këtë gjë. Megjithatë, ajo ka thënë se nuk është ndjerë gati për të nisur diçka të re, pasi sapo kishte dalë nga një lidhje.
“Kur isha jashtë njoha dikë, nga shkurti, maj diçka. Jo, maj mbase. Këtë e kisha shok, e njoha në shoqëri dhe më pëlqeu shumë si karakter, po kishte dy tre gjëra të tjera, pamja fizike që për mua s’ishte i bukur, më i bukuri i botës. Dhe thoja jo, unë me këtë njeriun nuk mund të kem dot gjë”.
“Dhe ky shprehu pëlqimin. I thashë shiko: “Pse mos të jemi shokë sepse mua më pëlqen shumë si tip ti. Kupton? Më pëlqeu si tip edhe kam qejf të ikim bashkë në festival, blah blah…dhe tha ky “Jo, bashkë nuk jemi dot shokë, pikë”. Aty e ndërpremë komunikimin. Fillova të ndihesha keq dhe më bën një reply në story për një gjë që kisha hedhur dhe i ktheva përgjigje… duke folur, duke bërë muhabet…
“Pastaj nuk isha më aq… pse mos të jemi shokë. E bëja prapë të njëjtën gjë se s’doja që të dukesha se prit se unë u lëndova, u mërzita që ti s’e pranove këtë gjë, po e kisha qejf. Doja që të më shkruante, që të kisha vëmendje”, ka thënë Semi./Gazeta Enigma/
Ndërkohë e pyetur nga Antonela nëse ka dashuruar më pas ndarjes nga Bojken, Semi u përgjigj duke thënë “Jo”.