Lëvizja “Fol” kërkon që votimit të kandidatëve, Bordi i RTK-së të ketë përfaqësim të barabartë gjinor

Lëvizja “Fol” kërkon që votimit të kandidatëve, Bordi i RTK-së të ketë përfaqësim të barabartë gjinor

Lëvizja FOL si monitoruese e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së, ka mirëpritur rekomandimin për përzgjedhjen e kandidatëve për nëntë anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Përmes një reagimi, “FOL” e ka vlerësuar këtë proces korrekt dhe transparent, për më shumë që Komisioni Ad-Hoc ka vendosur të respektoj edhe Ligjin për Barazi Gjinore duke rekomanduar për Kuvend një listë me kandidatë prej 50% burra dhe 50% gra.

“Gatishmëria e Komisionit për verifikim të listës së dal nga përfundimi i intervistave para se ajo të rekomandohet për votim në Kuvend si dhe zëvendësimi i dy emrave për të cilët u njoftua se ka konflikt interesi duhet të vlerësohet. Emrat e zëvendësuar janë: Ismet Sijarina i cili është zëvendësuar me Gazmend Vitakun si dhe kandidatja Arta Pllana me kandidaten Teuta Hoxha – Morina”, thuhet në komunikatën e tyre./Gazeta Enigma/

Related Articles