Autobusi i cili është përplasur dhe më pas është djegur në Bullgari, e në të cilin humbën jetën të paktën 46 persona, është i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, i cili ka transportuar turistë për shëtitje në ekskursion në Stamboll të Turqisë, raporton zhurnal.mk.
Viktimat kryesisht janë fëmijë dhe të rinj të moshës 20-30 vjeç, dhe janë nga Shkupi, Strumica, Manastiri dhe Velesi.
Në spitale po kurohen një 17 vjeçare dhe 6 persona të rritur të cilët kanë arritur të shpëtojnë duke u hedhur nga dritarja./Gazeta Enigma/