Të paktën 46 persona nga Maqedonia e Veriut kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.
Nga 52 turistë që ndodheshin në autobus kanë gjetur vdekjen 46 prej tyre, ndërsa 7 kanë pasuar lëndime.
Në mesin e viktimave është edhe Sumeja Brava, 27-vjeç.
Ajo është vajza e politikanit të njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Muhedin Brava, i cili është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.
Vetë Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës. /Gazeta “Enigma“/