Prishtina ka qenë nikoqire e Feronikelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ku u zhvillua ndeshja e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi nikoqir ia doli të arkëtonte tri pikë falë një goli të shënuar në fraksionin e dytë të lojës.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, megjithëse bardhekaltrit treguan më shumë nga loja duke dashur që të shënonin.
Por, këtë e arritën pas një ore lojë, kur Leonit Abazi në përpjekje të harkuar, e dërgoi topin në rrjetë.
Falë kësaj fitoreje, Prishtina është ngritur në kuotën e 21 pikëve dhe aktualisht qëndron në pozitën e pestë në renditje.
Për Feronikelin ishte humbja e 11-të dhe mbetet në fund të tabelës me 10 pikë të arkëtuara. /Gazeta Enigma/