Basri Lenjani largohet nga posti i drejtorit të Klinikës Emergjente

Basri Lenjani largohet nga posti i drejtorit të Klinikës Emergjente

Basri Lenjani nuk do të jetë më drejtues i Klinikës Emergjente në QKUK.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lenjani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se nuk do të jetë më drejtor i kësaj klinike për shkak të ndikimeve politike dhe bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Lanjani ka thënë se për këtë do të bëjë edhe ankesë.

Njoftimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë dhe bashkëpuntorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vëj në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.

Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.

Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi.

Poashtu falenderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.

Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë tē mbarë./Gazeta Enigma/

Related Articles