Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një aksioni për për kontrollimin e dyqaneve që merren me tregtimin e telefonave mobil ku kanë konfiskuar rreth 200 telefona të mençur.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Dogana.
“Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë së Kosovës sot kanë ndërmarr një aksion për kontrollimin e dyqaneve që merren me tregtimin e telefonave mobil. Aksioni ka qenë i shtrirë në gjashtë lokacione të dyshuara, njësit e doganës kanë arritur qe gjatë aksionit të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave si dhe kanë gjetur hapësira të modifikura posaçërisht për fshehjen e telefonave brenda lokaleve të kontrolluara”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollës janë gjetur rreth 200 telefon të llojeve Iphone dhe Samsung pa mbulesë dokumentare.
“Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe hetime”, thuhet tutje në komunikatën e Doganës së Kosovës.
Nga dogana kanë bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim duke publikuar edhe numrat e kontaktit.
“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana- ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, thuhet në njoftim.