Në ndeshjen e tij të parë si trajner i përkohshëm i Manchester United, Michael Carrick pa Cristiano Ronaldon duke bërë atë që di, duke hapur rezultatin në një fitore 2-0 ndaj Villarrealit.
“Kjo është ajo që ai di të bëjë. Në ndeshjet e mëdha, në momentet e mëdha, kur keni nevojë për një gol apo diçka tjetër, ai është aty. Ai ka atë mentalitet të ftohtë, llogaritës, nuk rrezikon.”, ka vlerësuar ai.
Gjithashtu Carrick shfrytëzoi rastin për të thënë se nuk ndjen asgjë personalisht për fitoren, duke theksuar: “Është një fitore e rëndësishme për lojtarët dhe për klubin.
Ditët e fundit kanë qenë shumë emocionuese, unë kam përgjegjësinë të drejtoj ekipin dhe e bëj këtë punë me shumë krenari.”/Gazeta Enigma/