Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka ftuar qytetarët që të mblidhen në orën 16:00, në qendër të qytetit, për të ndezur qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët, pasi u vranë në një autobus që po barte nxënës nga Gjakova për në Deçan.
“Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit, Ju ftoj që sot, në ora 16:00, të takohemi në qendër të qytetit, për të ndezur qirinjë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëm tragjikisht humbën më të dashurit e tyre!”, ka shkruar Ramosaj në një postim në “Facebook”. /Gazeta Enigma/.