Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, ka vizituar gjatë ditës së shtune Selinë Qendrore të OVL-UÇK-së në Prishtinë në prag të festave të Nëntorit.
“Atje ku ruhet kujtesa dhe vlera e lirisë, Shoqata e dala nga lufta e UÇK-së, që të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë luftëtarët dhe gjithë ata atdhetarë që kanë bërë të mundur që shqiptarët të jenë të lirë, njëkohësisht shprehim respektin për bashkëluftëtarët tanë që padrejtësisht mbahen në paraburgim, ne besojmë në pafajësinë e tyre besojmë në pastërtinë e luftës së UÇK-së. Do të vazhdojmë edhe në vendet ku pushojnë heronjtë, çdo herë në atë aspekt të vlerave të lirisë, do të përulemi me respekt gjithmonë para tyre”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta “Enigma”/