Arsenali ka fituar 2-0 ndaj Newcastle United në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.
Edhe pse pjesa e parë përfundoi pa gola, shanset për të dyja skuadrat nuk munguan, por u mungoi konkretizimi.
Në 45 minutat e dytë ishte një tjetër pamje, me The Gunners që arritën të shënonin dy herë.
Ishte minuta e 56-të, kur Bukayo Saka u asistua nga Nuno Tavares, për të kaluar Arsenalin në epërsi.
Kaluan vetëm dhjetë minuta nga goli i parë dhe vendasit shënuan edhe të dytin, tani me anë të Gabriel Martinellit, me Takehiro Tomiyasun që ishte asistuesit.
Deri në fund, Arsenali mund të shënonte së paku edhe një herë, por që ia doli të merrte fitore komode.
Pas javës së 13-të, Arsenali gjendet në vendin e pestë me 23 pikë, ndërsa në xhiron e 14-të do të kenë punë me Manchester Unitedin. /Gazeta Enigma/