Gjiri indian i Kutch është një nga rrugët kryesore detare të tregtisë së naftës, dhe trafiku aty mund të jetë shpeshherë i ngjeshur.
Prandaj sado e pabesueshme mund të duket, dy transportuese gjigante u përplasën mëngjesin e sotëm duke mbetur të bllokuara deri në ardhjen e ndihmës. Nuk kishte të plagosur apo dëme të rënda, njoftonte ministria indiane e mbrojtjes, e cila dërgoi në vendngjarje mjete detare patrullimi, një anije të kontrollit të ndotjes dhe një helikopter.
Përplasja ndodhi mes mjeteve tregtare MV Atlantic Grace — transportuese 50,000-ton nafte/kimikatesh me flamur të Hong Kong, dhe transportueses se mallrave të ndryshme 19,000-ton MV Aviator, me flamur të ishujve Marshall.
“Deri tani nuk janë raportuar dëme apo lëndime nga aksidenti, dhe as rrjedhje nafte në det. Por çisterna ka dëmtuar trupin e transportueses së përgjithshme.”
“Për fat të mirë dëmtimi është mbi nivelin e ujit,” tha marina indiane duke shtuar se situata po monitorohet nga afër./Gazeta Enigma/