Deputetja e Partisë së Gjelbër së Zelandës së Re, Julie Anne Genter, për të kryer procesin e saj të lindjes, nga shtëpia për në spital ishte nisur me biçikletë, kështu duke arritur saktë dhe me kohë.
Genter, pos që kishte arritur me kohë – ajo edhe e ka kryer me sukses procesin e lindjes, ndërsa ka sjellë në jetë foshnjën e saj, gjininë dhe emrin e të cilës nuk e ka zbuluar akoma.
“Lajm i madh. Në orën 3.04 të mëngjesit të sotëm ne mirëpritëm anëtarin më të ri të familjes sonë. Vërtet nuk po planifikoja të shkoja të lindja me biçikletë, por përfundoi duke ndodhur” është shprehur Genter në një postim në Facebook.
Ajo bëri me dije se foshnja e saj ishte mirë dhe se tashmë kishte rënë në gjumë.
“Çuditërisht tani ne kemi një të vogël të shëndetshme dhe të lumtur që fle, siç bën babai i saj”, tha Genter, një vajzë e lindur në Minesota të SHBA-ve dhe e cila u zhvendos në Zelandën e Re në vitin 2006.
Por, gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që zëdhënësja e Partisë së Gjelbër, ia mësyn spitalit me biçikletë, pasi që ajo kishte vepruar njëjtë edhe në vitin 2018, kur edhe ishte bëtë nënë për herë të parë.
“Mëngjes i bukur i së dielës për një shëtitje me biçikletë, në spital, për një induksion për të pasur më në fund këtë fëmijë”, postoi Genter në Instagram në atë kohë, krahas fotove të saj duke ecur me biçikletë në javën e 42-të të shtatzënisë, shoqëruar me hashtag #bicyclesarethebest.
Por, Zelanda e Re njihet për politikanë me këmbë në tokë dhe pa komplekse.
Kryeministrja, Jacinda Ardern, pati marrë pushimin e lehonisë kur ishte në detyrë dhe e kishte sjellë fëmijën e saj tre muajsh në një takim të OKB-së, pasi ajo ishte ende duke ushqyer me gji.