Milani është mposhtur në shtëpi me rezultat 3-1 nga Sassuolo në kuadër të javës së 14-të në Serie A.
Pas vetëm 21 minutash lojë, Alessio Romagnoli kaloi Rossonerët në epërsi, derisa Theo Hernandez ishte në rolin e asistuesit.
Por, mysafirët arritë t’i barazonin shifrat në 1-1 pas vetëm tre minutash me golin e Gianluca Scamacca, gjersa Giacomo Raspadori ishte në rolin e asistuesit.
⏱️ 24'
Scamacca scores an immediate equaliser.#MilanSassuolo 1-1 #SempreMilan— AC Milan (@acmilan) November 28, 2021
Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për vendasit, kur Simon Kjaer realizoi auto-gol në minutën e 33-të, për të përmbysur kështu rezultatin.
Në 45 minutat e dytë, Milani ishte edhe më i shpërqendruar dhe këtu përfitoi Sassuolo.
⏱️ 66'
Berardi nets a third for the visitors. #MilanSassuolo 1-3 #SempreMilan— AC Milan (@acmilan) November 28, 2021
Domenico Berardi e vulosi fitoren e mysafirëve me golin e realizuar në minutën e 66-të, derisa Matheu Henrique ishte asistuesi.
Skuadra nga qyteti i Milanit më pas mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Romagnoli (77’), pranoi karton të kuq.
Pas javës së 14-të, Milani gjendet në vendin e dytë me 32 pikë, aq sa ka edhe Napoli me një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 15-të do të kenë punë me Genona.