Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një foto mjaft të lezetshme të binjakeve të saj, në faqen e saj zyrtare të Facebook-ut, për nder të 28 Nëntorit.
Në atë imazh shihen dy vajzat binjake të presidentes, të veshura kuq e zi dhe duke bërë simbolin e shqiponjës.
Osmani këtë fotografi e ka përcjellë me dy zemra dhe në prapavijën e saj shihen edhe dy flamujt, ai shtetëror dhe kombëtar./Gazeta Enigma/