Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një urimi për festën e 28 Nëntorit nga Londra, ka thënë se Prishtinën do ta kthej në një kryeqytet unik.
Ai ka thënë se ndodhët në Londër për shkurt, ngase është zgjedhur kryetar i Prishtinës.
“Jam zgjedhur me një program për ta transformuar Prishtinën për ta bërë kryeqytet unik në botë, do të punoj për Prishtinën, për të gjithë”, ka thënë Rama.
Rama ka përshëndetur sot pjesëmarrësit e një aktiviteti të shqiptarëve në Londër për festën e 28 Nëntorit.
“Duke ju uruar më të mirat për ju dhe për Kombin, pres nga ju të punoni për vet, familjen dhe ta ruani identitetin dhe kulturën por edhe të integroheni në shoqërinë dhe shtetin Britanik që vendit tonë i’u gjend në kohët më të vështira në luftë e në paqe”, ka thënë Rama përmes një video-urimi./Gazeta Enigma/