Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar gjatë mbrëmjes së sotme.
Kjo ka ardhur në shenjë urimi në ditën e Pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912 për Shqipërinë.
Ka qenë biznesmeni Behgjet Pacolli, i cili ka shpërndarë këtë pamje në llogarinë e tij në “Facebook”.
“Një pamje e bukur nga Dubai. Jemi një”, ka shkruar ai./Gazeta Enigma/