Krytari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosoës, Enver Hoxhaj, ka folur për ish-deputetën e kësaj partie, e cila tashmë ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, Adelina Grainca.
Hoxhaj thotë se kanë qenë të sigurtë se Grainca nuk do të marrë pjesë në votim.
“Vota e Granicës nuk ka qenë votë parimore, ka qenë më shumë rezultat I pazarave e jo parimeve. Ajo duhet ta kthejë mandatin PDK-së. Deri në minutën e fundit na është thënë se ajo nuk do të votojë se është i pavërtet lajmi se ajo do të votojë. Në ditën kur është votuar kemi pas disa informata dhe jemi munduar ta menaxhojmë situatën dhe jemi munduar që të mos ndodh dhe jemi kon të sigurt që s’do të ndodh pastaj papritmas e kemi parë në sallë”, u shpreh Hoxhaj.
Ai madje thotë se Grainca nuk është temë jetike për PDK-në.
“Nuk është tem aq jetike për PDK-së sa që sot i humbum 5-6 minuta. E kam pyetur cilin komision dëshiron të shkosh dhe i kam ofruar mbështetje”, shtoi Hoxhaj.