Neuropsikiatri Blyta: Debatet politike po u shkaktojnë stres qytetarëve

Neuropsikiatri Blyta: Debatet politike po u shkaktojnë stres qytetarëve

Debatet televizive po ua rrisin tensionin e gjakut dhe po u shkaktojnë stres qytetarëve. Kështu ka thënë neuropsikiatri, Afrim Blyta, në një intervistë për “Kallxo Përnime”.

Ai ka thënë se mediat në Kosovë duhet ta kenë objektiv informimin por një gjë e tillë nuk po ndodh.

“Unë mendoj që mediat në parim duhet me pasë para vetes objektivin kryesor, ai është informimi. Informimi i drejtë, i saktë, … për me eduku e arsimu. Por unë nuk e kam këtë përshtypje për mediat tona në Kosovë. Ato po ua shtojnë stresin qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Nga një eksperiment që e ka bërë me pacientet e tij, ka thënë se rezultatet kanë treguar që në 70% të rasteve atyre debatet televizive ua kanë rritur tensionin e gjakut.

“Po e tregoj një eksperiment të vogël që e kam bë unë me pacientet e mi. Në komunikim të përditshëm me ta shpesh pacientët ankohen se nuk po e ndijnë veten mirë në momentin kur po e shikojnë televizionin dhe disa debate që po ndodhin vazhdimisht. Në mesin e pakënaqësive e kanë përmend edhe këtë dhe atyre u kam rekomandu me e bë një eksperiment të vogël”, tha ai.

U kam sygjeru që para emisionit që mendojnë që është stresues të masin tensionin e gjakut dhe këtë ta bëjnë edhe pas përfundimit të emisionit. A e dini cili ka qenë rezultati? Tek pjesa më e madhe, rreth 70% nga ta, tensioni ka qenë i rritur rreth 30% pas emisionit. Vetë emisioni ka qenë një situatë që unë e kisha përshkruar si vampir psikologjik”, ka thënë Blyti.

Related Articles