Konkursi i fotografisë të jetës së egër, i zhvilluar nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër pati një numër rekord aplikimesh këtë vit.
Organizatorët kanë përzgjedhur imazhet mes 50 mijë aplikimeve nga 95 vende të botës, duke i gjykuar për “kreativitetin, origjinalitetin dhe përsosmërinë teknike”, shkruan The Guardian.
Ekspertët kanë publikuar një përzgjedhje të imazheve që do të votohen nga publiku. Ndërsa fituesit do të shpallen më 2 shkurt 2022.