Reagon Shefi i Zyrës së BE-së: Mbështes publikimin e emrave të bizneseve përfituese nga Pakoja e Rimëkëmbjes

Reagon Shefi i Zyrës së BE-së: Mbështes publikimin e emrave të bizneseve përfituese nga Pakoja e Rimëkëmbjes

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka publikuar listën e 50 bizneseve që kanë përfituar më së shumti, nga shuma e përgjitshme që kishte ndarë Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Pas këtij shkrimi kanë reaguar fytyra politike në vend, derisa, Muratit i ka reaguar edhe ish-ministrja Hykmete Bajrami e cila i ka kërkuar “të bëhet i sinqertë dhe ta publikoj edhe listën paraprake, atë nga periudha e Qeverisë Kurti 1”.

Megjithatë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog e ka përkrahur  vendimin e publikimit të 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga 60 milion eurot e ndara nga Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Sipas tij, ky ishte kusht i vendosur nga BE-ja kur u nënshkrua marrëveshja për huanë prej 100 milion eurosh.

“Unë mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar listën e 50 përfituesve më të mëdhenj nga fondet publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe logaridhënies. Ky është një kusht për të cilin BE-ja ra dakord me Kosovën kur u nënshkrua marrëveshja e huasë për ndihmë makro financiare prej 100 milion euro”, ka shkruar ai.

Tutje, shefi i zyrës së BE-së ka thënë se masat mbështetëse për bizneset duhet të jenë të gjitha transparente.

Related Articles