Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme, rreth orës 17:45, në një poligon të shenjëtarisë në Obliq.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë, të cilët kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që e karakterizojnë rastin./Gazeta Enigma/.