Ushtaraku, Ylli Mici, që kishte aftësuar Adem Jasharin dhe të tjerë kosovarë për luftën në Kosovë, kishte bërë një rrëfim vite më parë, rreth stërvitjeve që bënin në Shqipëri para tashmë 30 vjetësh.
Ai kishte treguar rreth ushtrimeve ushtarake që ishin bërë atë kohë, në grupin e të cilëve bëte pjesë Adem Jashari, Sali Çekaj e Zahir Pajaziti me shokë.
”Në Kosovë kishte filluar për piçej mentaliteti që vetëm me luftë mund të fitohet pavarësia. Kjo punë u bë në një marrëveshje me shtetin tonë, dhe strukturat e Kosovës që ishin në atë kohë, dhe u ra një dakordësi për të filluar përgatitja e grupeve, që do të shërbenin si instruktorë, me kthimin në Kosovë, për të përgatitur edhe grupe të tjera”, ka theksuar Mici.
”Pati nga të gjitha trevat shqiptare, njerëz që vunë jetën në rrezik, për që arrin të bëjnë një stërvitje të suksesshme, të bëhen zott të aftësive të tyre, të krijojnë një besim tek shteti amë, tek Shqipëria, se do t’na ndihmojë, të shihnin me sy të tyre armatimin dhe kjo ishte shumë për kohën dhe meritat e tyre që do kishin më vonë me kthimin e tyre në Kosovë. Dhe faktet treguan, se Adem Jashari nuk e hoqi armën nga supi deri në kohën që ra. Ai është i të gjithëve. Kur erdh ai [Adem Jashari], erdhën të gjithë”, rrëfen tutje ai.
Shiko videon: