“Në bazë të postimit të Kurtit vërehet se këshilltarët e tij janë jo mirë të informuar”

“Në bazë të postimit të Kurtit vërehet se këshilltarët e tij janë jo mirë të informuar”

Epidemiologu shqiptar, Taulant Muka, ka gjetur ‘’huqje’’ te postimi i kryeministrit të vendit Albin Kurti, në lidhje me 8 pyetje e përgjigje që kishte bërë si sqarim për diasporën rreth ndalesave që janë ndërmarrë kohëve të fundit nga qeveria e tij.

Muka tha se në bazë të postimit të Kurtit vërehet se këshilltarët e tij janë jo mirë të informuar.

Kurti ishte përgjigjur në tetë pyetje që tha se bëhen më së shpeshti, e ishin dy pyetjet e para ku Muka gjeti gabime nga Kurti.

“Se pari, 10% e udhetave rezultuan pozitiv jo sepse ka probleme me testet, por pasi jo te gjithe ishin testuar para nisjes; kjo per shkak se te vaksinuarve nuk ju kerkohej testimi para nisjes. Nje e dhene e fundit tregon se ne nje restorant ne Norvegji, nga 120 qytetare te vaksinuar me dy doza, mbi 60-80% kane rezultuar te infektuar.

-Studimi nga Afrika e Jugut qe i referohet kryeministri per uljen e imunitetit natyral, eshte nje studim me shume probleme metodologjike. Edhe nese rezultati i studimit do ishte korrekt, studimi tregon se mbrojtja nga imuniteti natyral ndaj riinfeksionit eshte ne nivelin 75%; pra me shume se nje i vaksinuar 1 muaj pas vaksinimit’’, shkroi Muka.

Kujtojmë se para disa ditësh Qeveria ka vendosur masa për personat që hynë në Kosovë, e që duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit me dy doza kundër COVID-19, test negativ PCR apo dëshmi se personi ka kaluar COVID-19.Nga 3 janari i vitit të ardhshëm, për të gjithë personat që hyjnë në Kosovë do të vlejë vetëm pika e parë, ajo e vaksinimit me dy doza kundër COVID-19.

Në Kosovë ende nuk është shënuar asnjë rast me llojin e ri ‘Omicron’, por institucionet kanë paralajmëruar edhe më herët për shtrëngim të masave për menaxhimin e koronavirusit kur gjendja në rajon është vështirësuar dhe ka rrezik për rikthim të një vale të re edhe në Kosovë./Gazeta Enigma/

Related Articles