Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjarët e viktimave të aksidentit në Bullgari.
“Sot isha pranë vëllezërve tanë, familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në tragjedinë që ndodhi në Bullgari. Isha për të lehtësuar dhe ndarë dhembjen me ta, bashkë me nderimin pranë varreve të familjarëve të tyre”, ka shkruar Mehaj, teksa ka ndarë edhe disa fotografi në Facebook.
“Paqim gjithmonë mëshirën e Zotit të Madhërishëm e qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”, shkroi tutje Ministri.
Ndryshe, 45 persona nga Maqedonia e Veriut vdiqën nga aksidenti tragjik që ndodhi pak javë më parë në Bullgari./Gazeta Enigma/