Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli dorëzon letrat kredenciale

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli dorëzon letrat kredenciale

Ambasadori i ri i Kosovës në Holandë, Dren Doli i ka dorëzuar letrat kredenciale shefes së protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Dominique Kuhling.

Kuhling përmes një postimi në Twitter i ka uruar suksese ambasadorit Doli.

“Një mirëseardhje e ngrohtë për Ambasadorin e ri të Kosovës, Dren Doli, i cili dorëzoi një kopje të letrave kredenciale të tij. Ju uroj gjithë të mirat në qëndrimin tuaj në Holandë!”, ka shkruar Kuhling.

Edhe Ambasada e Kosovës në Holandë ka njoftuar se Doli ka dorëzuar letrat kredenciale./Gazeta “Enigma”/

Related Articles