Aktorja shqiptare, njëherësh deputete në Kuvend, Adriana Matoshi, është liruar të marten nga spitali.
Lajmin e ka konfirmuar mikja e saj e afërt, Gentiana Bunjoshi.
“Po është liruar sot”, tha ajo për Klankosova.tv, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi.
Ndërkohë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë, dhe ngadalë po e merr veten.
Ndryshe, Matoshi të hënën e kaluar ka njoftuar se do t’i nënshtrohet operimit pasi i është rikthyer pas nëntë vitesh tumori në tru.
“…Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap”, ka shkruar Matoshi./Gazeta Enigma/