Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bëri të ditur se janë kryer 2,317 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 346 qytetarë, në këto bashki.
146 në Tiranë, 27 në Fier, 16 në Durrës, 15 në Korcë, Elbasan, 14 në Lushnje, 11 në Sarandë, 9 në Kamëz, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, 6 në Krujë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Rroskovec, 3 në Shijak, Përmet, Tepelenë, 2 në Kukës, Kurbin, Vorë, Kavajë, Skapar, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Memaliaj, Maliq.
Janë 5,982 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 79 vjeç nga Korça dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 566 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 193,533 që nga fillimi i epidemisë./Gazeta Enigma/