Drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, ka thënë se njerëzit mund të kenë nevojë edhe për dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19, dhe atë më shpejtë sesa që ishte pritur kjo për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron.
Pfizer dhe BioNtech kishin publikuar rezultatet nga studimi në laborator, që tregon se edhe doza e tretë është efektive në luftën kundër variantit Omicron, derisa doza e dytë paksa zbeh mbrojtjen kundër këtij infeksioni.
Megjithatë kanë bërë të ditur se dy dozat ofrojnë mbrojtje nga ky variant, por se disa kanë nevojë për imunitet më të fortë dhe për këtë arsye duhet të marrin edhe doza tjera.
“Kur të shohim të dhëna të botës reale, do të përcaktojë nëse omikroni mbulohet mirë nga doza e tretë dhe për sa kohë. Dhe pika e dytë, mendoj se do të na duhet një dozë e katërt,” tha Bourla për “ Squawk Box ” të CNBC .
Bourla theksoi se nga studimi në laborator është testuar variant i ri i COVID-19, por se sipas tij duhen kryer edhe teste tjera për të qenë sa më të saktë.
Drejtori Ekzekutiv i Pfizer tha se ajo që është më e rëndësishmja për momentin është nxjerrja e dozave të treta për dimër. Zyrtarët e shëndetit publik janë të shqetësuar për një rritje të infeksioneve Covid pasi njerëzit mblidhen më shumë në ambiente të mbyllura për shkak të ftohtit./Gazeta Enigma/