Braga dhe Zvezda kalojnë në fazën nokaut

Braga dhe Zvezda kalojnë në fazën nokaut

Braga dhe Crvena Zvezda kanë kaluar në fazën nokaut të Ligës së Evropës.

Të dyja këto skuadra luajtën mes vete në ndeshjen e fundit të Grupit F dhe barazuan 1:1. Galeno i vendësve në minutën e 52-të realizoi i pari, kurse për mysafirët shënoi Katai në minutën e 70-të.

Serbët përfundojnë të parët në grup me 11 pikë, kurse Braga mbeti e dyta me një pikë më pak.

Midtjyllandi në ndeshjen tjetër të grupit barazoi në udhëtim te Ludogoretsi pa gola.

Midtjyllandi shkon në Ligën e Konferencës me nëntë pikë, kurse eliminohet Ludogoretsi, pasi mori vetëm dy pikë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles