Pas një sulmi në një stacion policie në Rambouillet, në jug-perëndim të Parisit, një oficere franceze është therur për vdekje.
Sipas BBC, sulmuesi 36-vjeçar, i cili thuhet se erdhi disa vjet më parë nga Tunizia në Francë, u qëllua dhe më vonë vdiq në spital.
Sulmi me thikë ndodhi në hyrje të korridorit të premten pasdite, dhe ende nuk është bërë i ditur ndonjë motiv për sa i përket kësaj çështjeje.
Oficerja 49-vjeçare, e cila ishte e paarmatosur u godit me thikë në qafë.
Lidhur me këtë rast, kryeministri francez, Jean Castex, si dhe ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, janë nisur drejt vendit të ngjarjes, njofton mediet.