Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim është proceduar në Kuvend dhe sipas saj, me këtë ligj pamundësohet çdo ndërhyrje politike, ndërhyrje këto që në të kaluarën e kanë goditur sistemin e arsimit në Kosovë.
MASHTI në një postim në Facebook shkruan se Projektligj është në harmoni të plotë me standardet dhe procedurat evropiane (ESG) dhe si i tillë garanton ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Lexoni të plotë postimin:
Prioriteti i 18 i Qeverisë së Republikës së Kosovës po jetësohet në praktikë.
Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) është miratuar në Qeveri dhe është proceduar tutje në Kuvend.
Ky projektligj garanton pavarësinë institucionale dhe financiare të AKA-së në fushën e akreditimit dhe validimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre akademike.
Projektligj është në harmoni të plotë me standardet dhe procedurat evropiane (ESG) dhe si i tillë garanton ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë, nxitë shkëmbimet e studentëve dhe stafit akademik, ndikon në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, transferin e teknologjisë dhe dijeve, dhe krijon parakushte për ndërlidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës.
Me këtë vendim shkojmë drejt finalizimit të plotësimit të të gjitha kritereve dhe rekomandimeve për kthimin e AKA-së në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe regjistrimin në Regjistrin Evropian për Rritje të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Me këtë ligj pamundësohet poashtu çdo ndërhyrje politike, ndërhyrje këto që në të kaluarën e kanë goditur rëndë sistemin e arsimit në Kosovë.
Pritet që i njëjti të miratohet edhe në Kuvend brenda afateve të parapara. /Gazeta “Enigma”/