Real Madrid pret Atletico Madrid në “Santiago Bernabeu” të dielën në mbrëmje.
Skuadra e Carlo Ancelottit kryeson La Liga-n me 39 pikë, dhjetë më shumë se kampionët në fuqi, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak.
“Los Blancos” do futen në fushë për të arritur fitoren e shtatë radhazi në kampionat, teksa Ancelotti flet në konferencën për shtypin rreth derbit, lajmëron rikthimin e Benzema dhe thur elozhe për Diego Simeonen.
Gjithsesi, ne duhet të zbresim në fushë me objektivin e qartë për të fituar dhe për të gëzuar tifozët tanë”. Më pas një koment për Karim Benzema, i cili mungoi në duelin me Interin në mesjavë për shkak të një dëmtimi. “Ai është stërvitur mirë dhe ka ndjesi pozitive për nesër.
Karim do të jetë i gatshëm për derbin me Atleticon. Të gjithë lojtarët janë stërvitur mirë, përveç Ceballos, i cili do të jetë i gatshëm javën e ardhshme. Stafi mjekësor dhe teknik po bën një punë të shkëlqyer, e tregon fakti që kemi në dispozicion të gjithë kontingjentin në këtë fazë të sezonit, diçka shumë e rëndësishme për ne”.
Trajneri italian ndalet edhe te Diego Simeone, homologu i tij. “Ai e ka kthyer Atleticon në një nga klubet më të mirë të Europës, ka fituar tituj dhe vijon të bëjë një punë fantastike.
Ajo që i ka ndodhur Simeones është ajo që do donte çdo trajner: të qëndrojë sa më gjatë në një klub dhe të lërë shenjën e tij aty. Shpresoj që e njëjta gjë të më ndodhë edhe mua, pasi dua të qëndroj shumë vite në stolin e Real Madrid”, përfundoi trajneri i ekipit kryesues.