Dhjetra hektarë tokë janë nën ujë për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin tonë teksa situata shfaqet më e keqe në Vlorë, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa, që ka sjellë e përmbytjen e dhjetra banesave, ndërkohë që disa prej tyre janë mbuluar totalisht nga uji.
Gjithashtu janë dëmtuar edhe disa ura, ku dëmin më të madh e ka bërë çarja e digës pranë asaj të Milfoit, duke sjellë edhe izolimin e rreth 300 banorëvë.
5 banorë të Ferrasit, mes tyre 2 fëmijë, janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që raportohet se kryeministri Edi Rama është nisur për në Fier për të parë nga afër situatën e përmbytjeve.
Më herët ditën e sotme Presidenti Ilir Meta kërkoi vëmendjen e institucioneve shtetërore për të marrë gjithë masat e nevojshme për të përballuar situatën. Kreu i shtetit theksoi se problematik është fakti që ashtu si në të kaluarën autoritetet e Mbrojtjes Civile dhe Prefekturat nuk e kanë njoftuar më herët popullatën në zonat me risk të lartë./Gazeta Enigma/