Dy ditë më parë biznesmeni i materialeve të ndërtimit nga Kurbini, Rakip Roli, u ekzektua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij në rrugën e vjetër Laç-Mamurras.
Autorët i zunë pritë 55-vjeçarit dhe qëlluan duke e vrarë në vend, sapo kishte dalë nga banesa dhe po lëvizte në drejtim të Mamurrasit.
Sot është zbardhur dëshmia e dhënë në polici nga 22-vjeçari Llej Lika i cili së bashku me babain e tij Skënder Lika dhe Klajdi Gjexhajn (Beleshi) u arrestuan për vrasjen e Rolit. “Vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen” . -mësohet të ketë thënë ai, sipas Abc News, transmeton Gazeta Enigma.