Kryetari i komunës, Bedri Hamza, këtë të hënë ka pritur në takim përfaqësues nga KFOR-i amerikan, në krye me kolonelin Paul C. Judge.
Temë kryesore e diskutimit ishte situata e përgjithshme, si dhe vijimi i bashkëpunimit mes Komunës së Mitrovicës dhe KFOR-it amerikan në dobi të qytetarëve mitrovicas.
Fillimisht koloneli Paul C. Judgle e uroi kryetarin Hamza për marrjen e detyrës, duke i uruar sukses në mandatin qeverisës dhe njëherit ofroi gatishmërinë e KFOR-it amerikan për komunën e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.
Ndërkaq, kryetari Bedri Hamza, falënderoi KFOR-in amerikan për përkrahjen e ofruar, i cili u shpreh të jetë mirënjohës për prezencën dhe kontributin e tyre, duke u dakorduar që bashkëpunimi i tyre të vazhdoj edhe në të ardhmen me projekte konkrete për komunën dhe qytetarët./Gazeta Enigma/