Tre të vdekur dhe 156 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë kryer 3.079 testime teksa janë shëruar 696 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.