Ngjarjet e ditës:
09:00 Organizohet diskutimi publik për projektligjin për Financimin e Partive Politike në ndërtesën e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38)
09:00 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla. (Kabineti i kryetarit)
09:30 Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, lidhur me avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301)
10:00 Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin hulumtues “Drejtësia e vonuar në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00 Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim me temën: “Ndikimi buxhetor i arsimit falas në universitetet publike”. (Hotel “Opera”, Prishtinë)
10:00 Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal takohet me Elbert Krasniqin, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204)
10:00 Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva-Dermaku. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)
11:00 Presidentja Vjosa Osmani merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506)
11:00 Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti Artane Rizvanolli, ministre për Ekonomi, lidhur me furnizimin e vendit me energji elektrike si dhe për funksionimin e ndërmarrjeve publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
11:00 Plus Center në Ferizaj si qendra e vetme tregtare e madhe në Kosovë pa produkte serbe feston përvjetorin e 21. Marrin pjesë, kryeministri Albin Kurti, ministri Hekuran Murati, pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj etj. (“Plus Center”, Ferizaj)
13:00 Në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim raporton ministri i Bujqësisë Faton Peci. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
14:00 Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës)
17:00 Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Qeveria Kurti përgjatë 2021: Arritjet dhe Ngecjet”. (“Dit e Nat”, Prishtinë) /Gazeta “Enigma”/