A bashkëpunon LDK-ja me LVV-në pas 7 qershorit? – Përgjigjet Jehona Lushaku

A bashkëpunon LDK-ja me LVV-në pas 7 qershorit? – Përgjigjet Jehona Lushaku

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku, ka thënë se mundësitë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve të 7 qershorit duhet të jenë të hapura për t’u diskutuar me partitë politike.

Ajo tha se bashkëpunimi i mundshëm me partitë politike për krijimin e institucioneve varet kryesisht nga numri i deputetëve me të cilët përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo varet shumë prej rezultatit zgjedhor, varet prej numrave sepse tek e fundit është edhe një matematikë e numrave, kush sa fiton sa deputetë, sepse është Kuvendi i Kosovës që konstituohet i pari dhe që pastaj e përcakton fuqinë e secilës parti politike brenda. E dyta është pjesa se çka besojmë, a jemi të përafërt apo jo dhe e treta duhet të kemi parasysh që të gjithë duhet të kemi gatishmërinë të ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë”, tha ajo në Klan Kosova.

Related Articles