Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për mediat shqiptare pasi iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, në lidhje me rishikimin e raportit të Dick Marty.
Rama: Jam i bindur që kur të hyjnë më thellë do ta shikojnë që gjëja është më e rëndë se ç’them unë.
Është normale që të kenë rezerva sepse siç e dëgjuat në nuancat e fjalët e disave, u ndien e të fyer në punën e tyre. Unë nuk erdha këtu t’i fyej dhe as të vë në dyshim qëllimin e mirë, por me një qëllim të mirë është bërë një vepër shumë e shëmtuar dhe një gabim tragjik.
Unë jam i bindur që e vërteta e Kosovës do shkojë në vendin e duhur. Sepse drejtësinë e Kosovës nuk e mbulon dot sedra e askujt.
Pyetje: A do të bënit të njëjtën gjë nëse në bankën e të akuzuarve nuk do të ishte miku juaj Hashim Thaçi, por një luftëtar tjetër i Kosovës, psh Ramush Haradinaj.
Rama: Më vjen shumë keq, po kësaj pyetje nuk i përgjigjem, është fyese për mua.