Ish kryetarja e KQZ-së, Valderte Daka, e cila ishte në krye të këtij institucioni që nga viti 2008, doli para mediave pas vendimit të presidentes Osmani për ta shkarkuar atë, raporton Gazeta “Enigma”.
Pasi e cilësoi këtë vendim si antikushtetues dhe kontradiktor, Daka është pyetur nga gazetarët se a do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Presidentes Vjosa Osmani.
LEXO EDHE: Daka: Vendimi për shkarkimin tim është antikushtetues dhe qesharak
Ajo deklaroi se do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore lidhur me shkarkimin e saj.
“Në qoftë se ka mundësi do t’i drejtohem edhe Gjykatës Kushtetuese. Do t’i shqyrtoj të gjitha mundësitë dhe duke marrë parasysh që edhe vetë jam gjyqtare, i di do punë juridike, do t’i drejtohem gjykatës kompetente në këtë rast”, ka deklaruar Daka./Gazeta Enigma.