Drejtori për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka treguar se projektet madhore të kësaj komune siç është ndërtimi i rrugës A, ndarja zonale e qytetet dhe unaza e jashtme e qytetit.
Xhaferi ka treguar se që nga viti 2022 ka projekte në tavolinën e kryetarit Përparim Rama që presin për t’u nënshkruar, por sipas tij, nuk janë nënshkruar si pasojë e bllokadës nga niveli qendror dhe një prej tyre është edhe rregullimi i gropave në rrugët e kryqytetit.
Shefi i investimeve kapitale të kryeqytetit tregon se që nga java e parë e tij si drejtor ka nisur punën për Rrugën A, ndërtimi i së cilës beson se do ta zhbllokojë Prishtinën për shkak të trafikut të madh.
“Ndërtimi i rrugës A ka nisur, rruga është projektuar në detaje, këtu në këtë projekt ka punë edhe qeveria dhe po besoj që do të kemi bashkëpunimi, kjo rrugë është 6 km në tërësi, pra 6km rrugë do të ndërtohet brenda kryeqytetit nga Zllatari deri në lidhjen me autostradën në lagjen Kalabria. Nisja e këtij projekti madhor është dashur të pret 1 vjet për shkak të procedurave brenda OSHP-së. Për 1,5 km është lidh kontrata dhe punimet po vazhdojnë, ndërsa për 4.5 km tjera është duke u bërë projekti, e gjitha rruga do të përfundojë brenda këtij mandate dhe definitivisht trafiku në kryeqytet do të zhbllokohet”, ka thënë Xhaferi.
Sipas ndërtimi i kësaj rruge me 6 korsi do ta zhbllokojë tërësisht rrugën B dhe Matin.