A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Sali Berisha

A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Në një dalje për mediat pas mbylljes së procesit të votimit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se “këto janë orët e fundit të Edi Ramës si kryeministër”.

I pyetur nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, Berisha u përgjigj kështu: “Unë jam këtu për të paraqitur para jush dhe publikut atë që ndodhi. Gjatë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë përpjekjet antiligjore të bëra në 4 anët e vendit”.

“Por të dërgosh bandat për të rrethuar KZAZ është përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin por kjo nuk do të ndodhë se komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta e të prera. Përgjegjësia për këto është e Edi Ramës”, u shpreh tutje Berisha.

Related Articles