A do të luaj vendi i dytë dhe fituesi i Kupës së Kosovës në Europa League?

A do të luaj vendi i dytë dhe fituesi i Kupës së Kosovës në Europa League?

Në vitet e kaluara, futbolli kosovar dërgonte tre skuadra në garat evropiane, ndërsa edhe këtë vit do të jetë ashtu, por kanë ndryshuar kompeticionet.

Kampioni i Kosovës si gjithmonë do të shkojë në Ligën e Kampionëve, duke e nisur nga faza para-eliminatore.

Sa i përket vendit të dytë dhe fituesit të Kupës së Kosovës, në të shkuarën kanë luajtur në Europa League, ndërsa këtë vit do të jetë ndryshe.

Kjo pasi UEFA ka krijuar një garë të re si UEFA Europa Conference League, ku do të luajnë fituesit e Kupës dhe vendet e dyta të kampionatit nga 26 vende.

Kampionatet që janë në ranglistën nga pozita e 29-të deri në atë 55, do të jenë pjesë e kësaj gare, ku bëjnë pjesë edhe klubet e Kosovës.

Prishtina duket se e ka siguruar titullin e kampionit, ndërsa për dy vende në UEFA Europa Conference League, do të luftojnë Drita me Ballkanin nga kampionati, ndërsa Llapi me Dukagjini nga Kupa e Kosovës, shkruan Gazeta Oll.e

Related Articles