A do t`i vizitosh Thaçin dhe të tjerët në Hagë? -Ja se si përgjigjet Albin Kurti

A do t`i vizitosh Thaçin dhe të tjerët në Hagë? -Ja se si përgjigjet Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi është pyetur se a do t’i vizitonte Thaçin dhe të tjerët në Hagë, shkruan GazetaEnigma.

Kurti u shpreh se nuk e përjashton një vizitë të tillë por që sipas tij më e duhur do të ishte qëtë fliste me avokatët e tyre për procesinn gjyqësor.

Sipas tij krerët e UÇK-së, po mbahen në paraburgim të tej zgjatur.

“Të kontaktoj me avokatët e luftëtarëve të UÇK që po mbahen atje në një paraburgim të stër zgjatur… mbase  mund t`i vizitoj po çka mund të bëjë është si kryeministër është komunikimi me avokatët e mbrojtës që i kanë klientët e tyre ndaras që paguhen shumë nga republika e Kosovës, e në anën tjetër që të gjithë të pandehurit që po mbahen konsiderohen së bashku edhe për nga prokuroria për të keq, por nga Kosova që i njeh si luftëtar të dalluar. Avokati ka prioritet klientin individualisht, por Kosova dhe Qeveria ta kuptojmë se do të bëhet mirë për të gjithë , atëherë kur të bëhet mirë për ata.  S`janë në pyetje individët….. Qysh në verën e 2020 kur u publikua aktakuza kam paraqitur kritiken tim  për termin “ndërmarrje e përbashkët kriminale” që fillon më 1998 kur ka nisur epopeja e UCK”, tha ai. / GazetaEnigma

Related Articles